Guraziu: Ekonomia në kolaps total, nuk ka shanse të rimarrë veten me këtë politikë dështuese

  • 17 January 2018 - 19:14
Guraziu: Ekonomia në kolaps total, nuk ka shanse të rimarrë veten me këtë politikë dështuese

Analisti Ragip Guraziu për "Kosova Sot" tha se premtimet e kryeministrit të tashëm datojnë që nga 2014, por ekonomia në kolaps total nuk ka shanse të rimarrë veten me këtë politikë dështuese në institucionet tona."Në fushatën zgjedhore të vitit 2014, në një debat në televizionin publik, kandidati për kryeministër nga AAK-ja pati premtuar mbi 200 mijë vende të reja të punës dhe pagë mesatare prej 1 000 euro në muaj", ka thënë ai. "Premtuesi i atyre 200 mijë vendeve të punës është tani kryeministër, kurse në mbi 120 ditët e tij të qeverisjes ka arritur të punësojë vetëm ministra, zëvendësministra e këshilltarë politikë, si dhe të rrisë pagën mesatare të vartësve 'badihavxhinj' të tij në mbi 1000 euro", ka theksuar Guraziu. "Qytetarët dhe pronarët e bizneseve, të dëshpëruar me moszhvillim ekonomik, moshapje të vendeve të reja të punës, monopole kriminale dhe ngulfatje të tregut nga nëntoka kriminale", potencoi ai. 

(Kosova Sot)