Pas humbjes së peshës, vesh rroba dy herë më të ngushta

  • 17 January 2018 - 19:33
Pas humbjes së peshës, vesh rroba dy herë më të ngushta

51-VJEÇARJA QË PESHONTE 140 KILE NDRYSHOI STILIN E JETËS

Hante 13 rriska bukë, katër paketime me çips të perimeve, dhe një paketim të tërë të biskotave
Në korrik të vitit të kaluar, Jane arriti peshën e saj të dëshiruar, prej 74 kilesh, pasi përgjysmoi numrin e kalorive dhe tani kënaqet duke u veshur me rroba të numrit 12, të cilat nuk kishte mundur t'i vishte as kur kishte 20 vjet

Një nënë, e cila kishte shtuar peshën trupore deri afër 140 kilesh, duke konsumuar 4000 kalori në ditë, tregon sesi humbi një peshë të konsiderueshme, pasi që e ndryshoi në tërësi stilin e jetës. Jane Auguste, 51 vjeçe, nga Romford, Eseks, tregon sesi hante 13 rriska bukë, katër paketime me çips të perimeve, dhe një paketim të tërë të biskotave në ditë. Kjo asistente e mësimit tregon sesi, shpesh, hante edhe fshehurazi në vendin e punës, apo në shtëpi, në mënyrë që askush të mos e dinte se sa, në fakt, hante ajo. 

Gjithmonë ka dashur që të vishej mirë

Por, kur një mjek i tha nënës së saj, Ann Turner, 79 vjeçe, se pesha e saj ishte duke ia dëmtuar gjurin, pas vendosjes së një proteze artificiale, Jane vendosi se të dyja duhej të bënin ca ndryshime. Në korrik të vitit të kaluar, Jane arriti peshën e saj të dëshiruar, prej 74 kilesh, pasi që përgjysmoi numrin e kalorive dhe tani kënaqet duke u veshur me rroba të numrit 12, të cilat nuk kishte mundur t'i vishte as kur kishte 20 vjet. Ajo tregon sesi gjithmonë ka dashur që të vishej mirë, por tani, kur ka një trup me peshë ideale, ajo mundet ta bëjë këtë gjë me një sukses shumë më evident. Përpos saj dhe nënës së saj, Ann, dietë kishte mbajtur edhe e bija e Janes, Elena TurnerThorne. Nëna e saj ka humbur 25 kile, derisa Elena 20 kile. 

(Kosova Sot)