Kaçaniku: Kjo politikë qeveritare është krejtësisht e dështuar

  • 17 January 2018 - 20:17
Kaçaniku: Kjo politikë qeveritare është krejtësisht e dështuar

Selatin Kaçaniku ('Konsumatori'), tha për "Kosova Sot" se sikur të mos ishte mundësia e punësimit jashtë vendit, Republika e Kosovës kaherë do të ishte shtet i falimentuar ekonomikisht. "Organizata 'Konsumatori' dy legjislaturave të fundit të MPMS-së ua pat ofruar shërbimin, bashkëpunimin, konsulencën tonë për realizimin e projekt-idesë për gjenerimin e qëndrueshëm të punësimit. Por, akoma nga askush nuk kemi përgjigje", u shpreh ai. Sipas Kaçanikut, kjo politikë qeveritare është krejtësisht e dështuar.

(Kosova Sot)