Deputeti i Nismës: PDK'ja është zmbrapsur nga zhbërja e Gjykatës Speciale

  • 17 January 2018 - 20:35
Deputeti i Nismës: PDK'ja është zmbrapsur nga zhbërja e Gjykatës Speciale

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se partneri i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës, është zmbrapsur nga zhbërja e Gjykatës Speciale.

Shala ka thënë nëtelevizionin loakl se me mosprocedim të nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, po shkelen të drejtat e deputetëve.

Deputeti Shala, që është pjesë e komisionit për Siguri, foli edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, për të cilën tha se është bërë me qëllim tensionimin e situatës në vend.

Ai gjithashtu foli edhe për demarkacionin, duke thënë se “ndoshta Qeveria është duke biseduar me Malin e Zi për disa ndryshime për Demarkacionin”.

(Kosova Sot)