Ulje drastike e numrit të refugjatëve në Gjermani, Kosova po konsiderohet vend i sigurtë

  • 17 January 2018 - 20:40
Ulje drastike e numrit të refugjatëve në Gjermani, Kosova po konsiderohet vend i sigurtë
Numri i refugjatëve që hyjnë në territorin e shtetit Gjerman ka rënë dukshëm, bazuar në statistikat e fundit për vitin 2017.

Numri i refugjatëve në Gjermani gjatë vitit 2015 ishte rreth 890 mijë persona, numër ky i konsiderueshëm bazuar edhe në luftërat në Siri e Irak.

Në dy vitet e ardhshme ky numër ra në mënyrë drastike me 280 mijë refugjatë në 2016, dhe me 186 mijë e 644 refugjatë në vitin që lamë pas.

Thomas De Maiziere, anëtar  i partisë së Kancelares Gjermane , Angela Merkel, tha se refugjatët, sidomos ata nga lindja e mesme dhe Afganistani janë problem europian.

Gjithashtu, raportohet se më shumë së gjysma e  personave që u refuzohet kërkesa për azil, e fitojnë cështjen në apel të vendimit.

“Deutche Welle” shkruan se Gjermania po shikon mundësitë që të bëjë depërtimin e sa më shumë personave që vijnë nga të ashtuquajturit “vende të sigurta të origjinës” si në rastin e Kosovës apo vendeve tjera që nuk janë në luftë aktive.

(Kosova Sot)