Kujdes ditët e ardhshme, do të ketë erë të fuqishme

  • 18 January 2018 - 09:06
Kujdes ditët e ardhshme, do të ketë erë të fuqishme

Mot i ndryshueshëm, me diell, shi e në mbrëmje edhe borë

18.01 – Në mëngjes vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore, e gjatë ditës mot pjesërisht i vranët dhe intervale më të gjata me diell.

19.01 – Mot i butë me vranësira dhe intervale me diell.

20.01 – Një tjetër vobull ciklonike do të afrohet mbi rajonin tonë, do të mbajë mot i butë, kryesisht i vranët dhe me erë. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende riga lokale shiu.

21.01 – Vorbulla ciklonike kalon nga rajoni ynë, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me erë, kohë pas kohe me shi. Më vonë shiu do të përziet me borë, që në mbrëmje do të shndërrohet në borë.

Ditëve të ardhshme nën kushte të një moti të ndryshueshëm me erëra të fuqishme, pritet të ndikojë në përmirësimin e kualitetit të ajrit, ndërsa indeksi AQI do të variojë ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira.

Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht mbi vlera mesatare, me minimale nga -3C deri 3C, e maksimale nga 4C deri në 10C.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme nga drejtime të ndryshme 5-16m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë luhatje të mëdha këto ditë, nga vlera thellë nën normale deri mbi normale. 

(Kosova Sot)