Policia: Dje arrestuam 17 persona të dyshuar

  • 18 January 2018 - 10:17
Policia: Dje arrestuam 17 persona të dyshuar

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arritur të arrestoi gjithsej 17 persona për vepra dhe incidente të ndryshme.

Të dhënat e fundit që vijnë nga Policia tregojnë se arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit dhe se për të njëjtat është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhrin e këtij të fundit, 10 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrat e mbajtjes derisa shtatë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)