Vrau dy policë- Shokon emigranti ilegal: Do të arratisem dhe do të vras edhe...

  • 18 January 2018 - 12:47
Vrau dy policë- Shokon emigranti ilegal: Do të arratisem dhe do të vras edhe...

Një emigrant i paligjshëm qeshi kur pranoi se kishte vrarë dy policë të zonës në Sacramento dhe ishte zotuar se do ta bënte përsëri, në një seri deklarimesh në sallën e gjyqit.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Luis Bracamontes, 37 vjeçar, i cili po gjykohej në Gjykatën e Lartë në Sacramento për vrasjet e vitit 2014 të Zëvendësdrejtorit të Sheriffit të Sacramento-s, Danny Oliver dhe Zëvendësit të Sheriffit të Placer, Michael Davis Jr.

“Do të doja të kisha mundur të vrasë më shumë”, ka thënë Bracamontes, përpara gjykatësit Steve White.

“Do të arratisem nga këtu së shpejti dhe do të vras më tepër, do të vras këdo që më del përpara”.

Bracamontes, i cili ka kërkuar dënimin me vdekje në disa seanca gjatë procesit, nuk u ndal me kaq.

“Nuk ka nevojë për një proces gjyqësor”, tha ai, duke qeshur.

(Kosova Sot)