Presidenti Thaçi: Vrasësit e Ivanoviqit, deshën ta dëmtojnë imazhin e Kosovës

  • 18 January 2018 - 15:40
Presidenti Thaçi: Vrasësit e Ivanoviqit, deshën ta dëmtojnë imazhin e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ata që e kanë menduar e planifikuar vrasjen e Oliver Ivanoviq kanë dashur të dëmtojnë Kosovën.

Ai në intervistë për Deutsche Wellen ka theksuar se shpreson të zgjidhet sa më parë rasti dhe të gjinden kryerësit e vrasjes.

“Është moment dhe ngjarje tragjike, mesazhi më i keq i mundshëm që kemi pasur të dëshmojmë e përjetojmë. Institucionet e Kosovës me ato ndërkombëtare po bëjnë përpjekjen maksimale që kjo vrasje kriminale të zbardhet. Më së paku kjo gjë i është dashur Kosovës tani”, ka thënë Thaçi.

Ai tha se ata që e kanë kryer këtë vepër e kanë menduar dhe mendojnë të dëmtojnë Kosovën dhe imazhin e saj si dhe për të paraqitur Kosovën si një vend jostabil.

“Vet Ivanoviq kishte thënë se më shumë ka probleme me serbët se me kosovarët. Ai tha se ndjehet i kërcënuar nga serbët”, ka shtuar Thaçi.

(Kosova Sot)