Grapci: Vjedhje e hapur nga pushtetarët

  • 18 January 2018 - 15:41
Grapci: Vjedhje e hapur nga pushtetarët

Dardan Grapci, ekspert i ekonomisë, tha për "Kosova Sot" se edhe kjo Qeveri po vazhdon me këto investime masive duke i fshehur në asfalt, duke menduar se askush nuk mund t'i hetojë apo t'i gjejë gabimet e tyre. "Për ta rregulluar apo për ta shtruar një rrugë asfalt nga 200 - 1000 metra nuk kushton më shumë se 300.000 euro, tani duke e shikuar anën negative të kësaj është se për 1000 metra rrugë të shtruar pushtetarët tanë po i harxhojnë mbi 1 milion euro", ka theksuar ai. "Arsyeja përse këto vjedhje po lejohen në nivel qendror dhe lokal është se ligji nuk po zbatohet në kuotën 100 për qind", u shpreh Grapci. Sipas tij, kjo do të thotë se biznesmenët, politikanët dhe ish-komandantët e UÇK-së, të cilët disa sish e kanë bartur pushkën vetëm shtatë ditë, janë duke e shkatërruar ekonominë dhe tregun e Kosovës "duke u dhënë tenderë njerëzve të tyre dhe duke marrë për vete një përqindje që nuk u takon me ligj dhe rregullore".


(Kosova Sot)