Ukrainë: Bisedimet paqësore – pa progres

  • 04 August 2015 - 10:56
Ukrainë: Bisedimet paqësore – pa progres

Bisedimet për paqe ndërmjet palëve në konflikt në pjesën lindore të Ukrainës, kanë përfunduar mbrëmë, pas gjashtë orësh, ndërsa raportohet se nuk është arritur progres për zonën neutrale të planifikuar.

Bisedimet në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë, kishin për qëllim shpëtimin e marrëveshjes gjithpërfshirëse, por duket se joefektive të armëpushimit, e arritur nga qeveria e Ukrainës dhe kryengritësit e mbështetur nga Rusia, para 6 muajsh, transmeton Rel.

Pritej që në takimet e fundit do të arrihej pajtueshmësi për tërheqjen e armatimit të lehtë nga zona neutrale 30 kilometërshe, që i ndan rajonet nën kontrollin e kryengritësve nga pjesa tjetër e Ukrainës.

Pritet që bisedimet të vazhdojnë gjatë ditës së sotme.