Hertica: Të 'fortët' me vota të partisë kishin edhe një takim maratonik

  • 18 January 2018 - 16:32
Hertica:  Të 'fortët' me vota të partisë kishin edhe një takim maratonik

Sipas analistit Ali Hertica, themeluesi i VV-së, Albin Kurti, u paraqit si një demokrat besnik, duke respektuar përpikërish statutin dhe rregulloren e këtij subjekti politik, duke hapur rrugë për kandidim në drejtim të partisë për të gjithë ata që e ndiejnë veten të gatshëm, por kjo strategji po i hakmerret pikërisht nga ata që janë gati ta keqpërdorin vizionin e ndërtimit të një sistemi të brendshëm demokratik të vlerave. "Mirëpo, tani, tri vite pas, demokrati Kurti po del të jetë problemi kryesor, por Visar Ymeri e Dardan Molliqaj, dikur bashkëpunëtorët më të mirë të Kurtit, nuk po e 'përkrahin' kandidimin e tij për kryetar të partisë dhe kanë plane që ta degradojnë dhe ta humbin vlerën e tij politikisht duke e marr dhe akuzuar Kurtin si një diktator, dhe këtë veprim e filluan pikërisht kur Albin Kurti po qëndronte në burg. Të 'fortët' me vota të partisë kishin edhe një takim maratonik ku grupi i të rebeluarve po vazhdojnë ta mbështesin si zakonisht vetëm klanin e JAHTEVE dhe të pehlivanëve të "COCA COLA ZERO" të Shpend Ahmetit e Visar Ymerit dhe ish-sekretarit Dardan Molliqaj, me një garniturë të profiterëve me grupin e më të votuarve të 'Vetëvendosjes'. Aida Dërguti edhe publikisht ka deklaruar se problemet në këtë parti janë të mëdha dhe të pakalueshme, duke punuar në terr dhe natën me grupin e të rebeluarve të këtij klani kundër themeluesit dhe liderit shpirtëror Albin Kurti", u shpreh ai. Sipas tij, Kurti dihet mirëfilli që ka mbështetjen e masës besnike të qytetarëve dhe respektin e pakontestuar, sepse është treguar i vetmi lider që ndërton dhe mban parime të një politikani me përmasa evropiane. 

(Kosova Sot)