Ahmeti: Vrasja e Oliver Ivanoviqit është një vrasje e planifikuar

  • 18 January 2018 - 16:44
Ahmeti: Vrasja e Oliver Ivanoviqit është një vrasje e planifikuar

Analisti Hidajet Ahmeti tha për "Kosova Sot", se beson që vrasja e Oliver Ivanoviqit është një vrasje e planifikuar dhe orkestruar nga shërbimet sekrete ruse e serbe, e cila vrasje edhe njëherë dëshmon për anarkinë totale që mbizotëron në Mitrovicën e Veriut. "Njëkohësisht, kjo vrasje e inskenuar jep një mesazh të qartë për krerët e institucioneve, se shteti i Kosovës ka sovranitet të cunguar dhe shpërfaq injorancën e tyre", theksoi ai. "Tash e 19 vjet Mitrovica e Veriut kontrollohet nga strukturat ilegale dhe nga mafia serbe, e cila atë pjesë të Kosovës ka shndërruar në një "oazë" të krimit e kontrabandës, krejt falë heshtjes së krerëve të shtetit të Kosovës. Gjykoj se kjo vrasje e planifikuar e me prapavijë politike, është inskenuar për qëllime të mëdha politike, e cila ka impakt ndërkombëtar për interesat afatgjate serbe e ruse", vlerësoi Ahmeti. 

(Kosova Sot)