Badallaj:Shkaktari i sherrit

  • 18 January 2018 - 18:22
Badallaj:Shkaktari i sherrit

Analisti Reshat Badallaj vlerëson se pastrimit të VV-së nga të inkriminuarit e mbështetur dhe financuar prej Devollëve po u vjen koha. Përtej këtyre zhvillimeve, pas kësaj ndarjeje, ju vjen edhe fundi. "Gjithë ketë sherr në klubin 'Vetëvendosje' e ka krijuar matrapazi dhe përçarësi Shpend Ahmeti, që ndryshe quhet Shpend Jahti. Kjo është ditur se Shpend Jahti është dërguar aty si emisar i bandës serbiane 'Devolli' dhe klanit banditesk 'Pronto', për të futur pyka dhe përçarje që të mos i dihet fundi. Këto përçarje që dihen në popull nuk janë të tëra, përçarjet janë më të mëdha dhe ndarjes faktike nuk mund t´i shpëtojë assesi VV-ja, edhe pse dikush mundohet t´i qetësojë ujërat. E kanë të kotë, sepse këto dallgë dhe ky cunam epiqendrën e kanë te banda serbiane 'Devolli' dhe klani mafioz-oligark 'Pronto'", ka theksuar ai."Bota tashmë i ka kuptuar lidhjet tinëzare të Shpend Ahmetit, që natën iki në ujërat e thella, larg syve të popullit në jahtin e bandës serbiane 'Devolli', sepse ishin të pajtuar dhe të lidhur në rrjetin e krimit të organizuar të nëntokës kriminale. Shpend Jahti u kap me pelë për dore", u shpreh Badallaj. Sipas tij, ai ia ktheu shpinën popullit fukara në Prishtinë, që ia kishte blerë votat dhe mashtruar deri në skajshmëri. "Shpendi atje ishte për punën e pazareve personale se e dini se shumë toka në zemër të Prishtinës i dha kësaj bande mafioze", potencoi analisti Badallaj për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)