Rrëfehet agjenti i CIA: Harxhuam miliona, ja për çfarë e morëm Kosovën (VIDEO)

  • 18 January 2018 - 18:45
Rrëfehet agjenti i CIA: Harxhuam miliona, ja për çfarë e morëm Kosovën (VIDEO)

Robert Baer, është një ish oficer i CIA-s, i cili ka shkruar shumë libra që zbuluan sekretet e CIA-s dhe administratës së Bill Clinton dhe George Ë. Bush.

Ai është arrestuar disa herë. Mitt Ëaspurh, mikui tij i ngushtë që punoi në Senat dhe i dha atij informacione u vra me armë. Si një operativ i lartë i CIA-s, Baer punoi në Jugosllavi gjatë periudhës 1991-1994 dhe në Lindjen e Mesme.

Ai ka marrë pjesë në disa dokumentarë të National Geographic, duke akuzuar administratën e Bushit se po luftoi për naftë.

Në një intervistë të realizuar në Kanada, ai flet për prapaskenat e luftës në Jugosllavi. Baer rrëfen për vizitën e parë në Jugosllavi dhe detyrën me të cilën në këtë rast ishte i ngarkuar.

“Kam ardhur me helikopter, bashkë me 3 agjentë, më 12 janar 1991 kemi zbritur në Sarajevë. Qëllimi ynë ishte që të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve të terroristëve serbë, të cilët dyshohej se do ta sulmojnë Sarajevën” rrëfen ai.

“Kemi pasur informacione se grupi me emrin “Vrhovna Srbija” planifikonte sulme bombarduese në ndërtesën kryesore në Sarajevë për shkak të dëshirës që Bosna të dalë nga Jugosllavia e atëhershme. Për mua operacioni përfundoi pas 2 javëve, kur mora një detyrë të re në Slloveni”, thotë Baer.

 

(Kosova Sot)