Pas deklaratës së Haradinajt, reagon Veseli: Është fyerje, s’duhej të ndodhte (FOTO)

  • 18 January 2018 - 19:44
Pas deklaratës së Haradinajt, reagon Veseli: Është fyerje, s’duhej të ndodhte (FOTO)

Kryetari i Kuvendt të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se fyerja që i është bërë ambasadorit Delawie, nuk do duhej të ndodhte asnjëherë, e aq më pak nga njerëz që i kanë dhënë shumë Kosovës.

Image

Veseli përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, tha se është gabim të mendosh rolin e SHBA-së ndaras nga roli i ambasadorit.

‘SHBA me rolin që ka në Kosovë është shumë më tepër se vetëm partner ndërkombëtar. Nuk dua ta theksoj sa rëndësi strategjike ka SHBA për Kosovën, se është e vetëkuptueshme kjo. Por është gabim të mendosh rolin e SHBA-së ndaras nga roli i ambasadorit,’ ka thënë Veseli.

Por, ai beson se Nasim Haradinaj do të reflektojë lidhur fyrjen që i bëri Delawis.

Image

Ndryshe, Nasim Haradinaj e quajti ambasadorin Delawie një palaço, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Image

E për këto deklarata fyese ndaj ambasadorit Delawie, pak më herët reagoi edhe kryeministri Haradinaj, i cili tha: 

“Fyerja e shprehur publikisht e Z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës.

I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë”, tha Haradinaj përmes një postimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Postimi i plotë i Veselit:

Image

 

 

(Kosova Sot)