Ja kriptovalutat që mund të lulëzojnë gjatë vitit 2018 (FOTO)

  • 18 January 2018 - 20:39
Ja kriptovalutat që mund të lulëzojnë gjatë vitit 2018 (FOTO)

PAS BITCOINIT PRITEN EDHE RRITJE E VALUTAVE TË TJERA

Ethereumi është valuta e dytë që është rritur shumë

Në fillim të vitit 2017, bitcoin kishte vlerën prej gati 1,000 dollarësh për një 'coin'. Deri në dhjetor, ky çmim gati arriti vlerën prej 20,000 dollarësh. Kjo kishte bërë që shumë njerëz të blinin valutën e tillë virtuale, duke shpresuar në fitime të shpejta e të mëdha, përkundër vërejtjeve se çdo gjë mund të pëlcasë si flluskë. Shumë prej njerëzve nuk janë në gjendje që ta kuptojnë sesi funksionojnë valutat digjitale. Këtë javë çmimi për një 'coin' është 11,800 dollarë dhe, ky çmim ka qenë relativisht stabil gjatë vitit 2018. Një valutë tjetër virtuale, ethereum, u lansua në vitin 2015 (bitcoini në vitin 2009) dhe çmimi i tij u rrit nga 8 dollarë për 'coin' në janar të vitit 2017, në 1,345 dollarë. Sot, ai ka vlerën prej 1,085 dollarësh.

Image

RIPPLE (XRP)

Ripple funksionon si rrjet i decentralizuar i pagesave. Por, për dallim nga kriptovalutat e tjera, kjo funksionon kryesisht duke rritur sistemet tradicionale financiare. Njësia e tij e kriptovalutës quhet XRP dhe qëllimi i tij është që të sjellë shpejtësi, transparencë dhe siguri në proceset konvencionale financiare. Vlera e XRP-së është shumë më e ulët sesa ajo e bitcoinit, por, në përgjithësi, ka më shumë XRP në dispozicion, sesa Bitcoin (100 miliardë krahasuar me 21 milionë). Për dallim nga kriptovalutat e tjera, ripple nuk ka nevojë të gërmohet, ai mund të blihet vetëm me anë të këmbimit. Coini i kësaj monedhe aktualisht kushton 1.35 dollar. 

Image

LITECOIN (LTC)

Është një kriptovalutë, e cila mund të gjenerojë më shumë blloqe, për një kohë më të shkurtër dhe të durojë një vëllim më të lartë të transaksioneve, sesa bitcoin. Litecoin lejon një konfirmim më të shpejtë të transaksionit. Edhe çmimi i kësaj valute është përgjysmuar së fundmi. Protokolli i softuerit të tij quhet 'SegWit'. Çmimi? Aktualisht, coini i kësaj monedhe fillon nga 208 dollarë dhe, deri në dhjetor të vitit të kaluar, ajo kishte arritur në 360 dollarë. 

Image

DASH (DASH)

I krijuar si XCoin, projekti më pas ndryshoi emrin në darkcoin, para se të vihet deti te identiteti i dash-it, që është shkurtesë nga "paratë digjitale". Zhvilluesit e 'dashit' krijuan protokollin e parë 'blockchain' që vetë financohet dhe vetë qeveriset. Aktualisht, 10% e kostos së transaksioneve me këtë valutë, iu shkojnë shpikësve të saj. 

Image

MONERO (XMR)

Sikur bitcoin, monero mundëson një këmbim direkt digjital të vlerës midis dy palëve, por në këtë rast transaksionet e moneros janë tërësisht private. Ai përdor algoritmin "CyptoNight", i cili implementon 'nënshkrimet rreth' dhe 'vjedhjen e adresave' për të përzier vlerën e secilit transaksion, origjinën dhe destinacionin e tij, si dhe duke errësuar identitetet e dërguesit dhe pranuesit. Furnizimi me monero nuk është i kufizuar. Monero aktualisht ka një çmim prej 350 dollarësh për koin. 

Image

IOTA (IOTA)

Iota është një kriptovalutë e dizajnuar për "Internetin e gjërave", prej ku del edhe akronimi në fjalë. Iota përdor një sistem të quajtur 'The Tangle', i cili ka për qëllim zgjidhjen e normave të transaksioneve dhe shqetësimet e prezantuara nga bitcoin. Për më tepër, derisa shpejtësia e bitcoinit zvogëlohet (për shkak të rritjes së numrit të përdoruesve), shpejtësia e Iotës rritet me rritjen e numrit të shfrytëzuesve. Aktualisht ka një çmim prej 3 dollarësh për 'coin.

Image

NEM (XEM)

"New Economy Movement" - Nem (Lëvizja e re ekonomike) vihet në funksion nga ai që quhet sistemi i aseteve të mençura, gjë që ka për qëllim forcimin e ekonomisë "blockchain", duke sjellë disa tipare të testuara dhe të sigurta. Nem solli algoritmin koncept, të quajtur 'Dëshmia e rëndësisë' për lëshimin e 'coin'- eve. Aktualisht, Nem ka një vlerë prej 1.14 dollar për 'coin'. 

(Kosova Sot)