Hoxhaj dënon gjuhën e Nasim Haradinajt ndaj ambasadorit Delawie

  • 19 January 2018 - 00:09
Hoxhaj dënon gjuhën e Nasim Haradinajt ndaj ambasadorit Delawie

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka dënuar gjuhën e përdorur nga përfaqësuesi i OVL-së, Nasim Haradinaj, ndaj ambasadorit amerikan Greg Delawie.

Hoxhaj tha se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe e dëmshme, duke shtuar se Greg Delawie dhe Amerika janë miq dhe aleatë të përhershëm të Kosovës.

“Gjuha fyese e përdorur ndaj ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e dëmshme dhe absolutisht e papranueshme. ShBA’ja është shtet mik dhe aleat i yni i përhershëm, dhe ambasadori Greg Delawie është po ashtu një mik i madh i Kosovës që është përkushtuar pa ndalur në mbështetje të vendit dhe popullit tonë, për të ecur përpara në rrugën euro-atlantike”, ka shkruar Hoxhaj.

(Kosova Sot)