Aksident në Tiranë, autobusi i Kombinatit ‘harron’ të frenojë dhe merr para këmbësoren

  • 19 January 2018 - 09:35
Aksident në Tiranë, autobusi i Kombinatit ‘harron’ të frenojë dhe merr para këmbësoren

Një kalimtare është përplasur nga një urban.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në qendër të Tiranës pranë Bankës së Shqipërisë. 

Sipas informacioneve të para gruaja rreth 50 vjeçe, ende e paidentifikuar ka qenë duke kaluar rrugën kur u përplas nga urbani i Kombinatit. 

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca. E plagosura, e cila kishte marrë plagë në këmbë u dërgua për në spitalin Ushtarak, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

 
(Kosova Sot)