Vetura hyn në mes të turmës, lëndohen 17 persona. Vdes një foshnje

  • 19 January 2018 - 12:50
Vetura hyn në mes të turmës, lëndohen 17 persona. Vdes një foshnje

Një aksident me pasojë vdekjen e një foshnjë 9-muajshe dhe të paktën 17 të plagosur ka ndodhur në plazhin e Kopakabanës.

Makina u përplas me një turmë njerëzish duke lënë të vdekur në vend foshnjen 9-muajshe.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në orën 20:45  në pedonalen e Rio de Zhanieros.

Mes të plagosurve në gjendje të rëndë është edhe nëna e foshnjës së vdekur.

Autoritetet konfirmuan se shoferi, Antionio de Almeida Anauqim, 41 vjeç, i cili vuante nga sëmundja e Tokë pësoi një krizë dhe humbi kontrollin e makinës së tij. Ai është arrestuar nga policia. 

 

 

 

(Kosova Sot)