Amerika me tjetër mesazh pro kryeprokurores

  • 19 January 2018 - 12:53
Amerika me tjetër mesazh pro kryeprokurores

Pak ditë pasi Partia Demokratike e Shqipërisë ka bërë një propozim për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrën se si mund të zgjidhet Prokurori i Përkohshëm, duke përcaktuar edhe shkarkimin e Arta Markut, ambasada Amerikane ka konfirmuar sërish qëndrimin e saj.

“Kushtetuta dhe ligji janë për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Partia Demokratike ka kërkuar rikthimin e legjitimitetit në Kuvend duke e cilësuar si antikushtetues mënyrën se si u zgjodh Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku. 

(Kosova Sot)