Një prej lidereve më të reja botërore njofton se është shtatzënë

  • 19 January 2018 - 13:51
Një prej lidereve më të reja botërore njofton se është shtatzënë

Jacinda Ardern u bë një nga drejtueset më të reja të qeverive në botë, kur ajo u zgjodh kryeministre e Zelandës së Re. Ajo erdhi në këtë pozitë në tetor të vitit të kaluar në moshën 37-vjeçare.

Por, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka vendosur të bëhet nënë. Ajo  ka njoftuar se është shtatzënë.

Duke njoftuar lajmin, Ardern me shaka ka thënë se viti 2017 ishte një vit i madh për të.

Kryeministrja do të marrë vetëm gjashtë javë pushim lindjeje ndërsa burri i saj, Clarke Gayford, do të qëndroj në shtëpi për tu kujdesur për foshnjën e tyre.

"Unë do të jem kryeministre dhe nënë, ndërsa Clarke do ta lërë peshkimin dhe do të qëndroj në shtëpi si baba", ka thënë ajo.

Zëvendëskryeministri Winston Peters do të qëndrojë në krye të shtetit gjatë periudhës gjashtë javore.

"Unë do të jem plotësisht në dispozicion gjatë gjithë periudhës gjashtë javore kurdo që është e nevojshme”, ka thënë ajo.

 Pas gjashtë javëve, Ardern do të rifillojë të gjitha detyrat e saj kryeministrore.

"Clarke dhe unë jemi të privilegjuar të jemi në pozicionin ku Clarke mund të qëndrojë në shtëpi për të qenë kujdestari ynë kryesor. Clarke dhe unë gjithmonë kemi qenë të qartë se dëshirojmë të bëhemi prindër, por na u është thënë se do të kemi nevojë për ndihmë që kjo të ndodhë. Kjo e bëri këtë lajm një surprizë fantastike", ka thënë ajo.

Çifti tregoi se ishin në pritje të fëmijës me 13 tetor - dy javë para se ajo të betohej si udhëheqëse e qeverisë./Gazeta Express

 

(Kosova Sot)