Gjuriq: Vizita e Vuçiqit në Kosovë, e domosdoshme

  • 19 January 2018 - 17:39
Gjuriq: Vizita e Vuçiqit në Kosovë, e domosdoshme

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur për vizitën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në Kosovë duke e quajtur atë si shumë të komplikuar në terme politike dhe në aspektin e sigurisë.

“Vuçiq do t’u japë serbëve në Kosovë një mesazh të qartë që shteti serb qëndron prapa tyre dhe e mbështet mbijetesën e tyre si një tërësi në Kosovë. Rëndësia qëndron në faktin që siguria atje është lëkundur që pas vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, e që qëllimi i këtij krimi është frikësimi i të gjithë serbëve në Kosovë dhe t’i detyrojë ata të largohen nga shtëpitë e tyre”, deklaroi Gjuriq.

“Nëse do të jemi solidarë me njerëzit tanë në Kosovë, the nëse do ta arrijmë ta durojmë këtë tundim, unë jam i bindur që ne do t’i mposhtim qëllimet e terroristëve, të cilët i kanë shkaktuar një goditje shumë të fuqishme të gjithë Serbisë, dhe posaçërisht familjes së Oliver Ivanoviqit”, deklaroi Gjuriq, duke folur për ngjarjen e së martës në Mitrovicë.

Siç tha ai, Presidenti i Serbisë do të flasë me ata që drejtojnë dhe udhëheqin serbët në Kosovë, mirëpo ju drejtohet edhe qytetarëve të thjeshtë për t’i dëgjuar hallet dhe problemet me të cilat ata përballen, dhe për ta parë gjendjen nga afër se çfarë Serbia mund të bëjë për ta

(Kosova Sot)