Guraziu: Pushtetarët vënë në plan të parë interesat personale

  • 19 January 2018 - 18:05
Guraziu: Pushtetarët vënë në plan të parë interesat personale

Analisti Ragip Guraziu thotë se këtë reagim të fundit të mikut të madh amerikan, krerët e shtetit të Kosovës dhe vetë deputetët iniciues të nismës duhet ta marrin seriozisht dhe të mos ndikojnë në acarimin e mëtejshëm të raporteve me miqtë ndërkombëtarë. "Krerët e shtetit të Kosovës dhe të zgjedhurit në Parlament, deklaratën e ambasadorit amerikan duhet ta fusin thellë në kokë, sepse ai e ka thënë shumë seriozisht se 'Kosova ka luftuar më 1999 dhe ne kemi qëndruar pranë jush, kemi qëndruar me viktimat, kemi qëndruar përkrah drejtësisë për Kosovën'", u shpreh ai. "Nëse lidershipi politik i Kosovës vazhdojnë me politikën e mospërfilljes së këtij mesazhi, atëherë do të bëhet shumë e qartë se pushtetarët e Kosovës, për interesa të tyre personale, po dëshirojnë ta shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Ende po vazhdojnë përpjekjet e pushtetarëve të Kosovës, në bashkëkoordinim me kryespiunin e Serbisë, Baton Haxhiun, dhe krahun e djathtë të Hashim Thaçit, dhe jo vetëm dhe këshilltarin e Kadri Veselit, për mbajtjen në funksion të skenarit për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, nga Baton Haxhiu,Hashim Thaçi dhe 3 politikanë", tha Guraziu për "Kosova Sot". Këtë insistim e sheh për shkak të frikës së të fortëve që mund të jenë në listat e ndjekjes. "I paguari tani "multimilioneri "i mafiooligarkëve dhe mafio-politikës, Baton Haxhiu, i cili përmes lidhjeve që ka me UDB-në, me krimin e organizuar dhe me të tjera shërbime sekrete është informuar se Hashim Thaçi definitivisht edhe mund të jetë në listën potenciale të të akuzuarve", ka thënë Guraziu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)