Neziraj: Keqpërdorim dhe keqmenaxhim i madh

  • 19 January 2018 - 20:04
Neziraj: Keqpërdorim dhe keqmenaxhim i madh

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, tha për "Kosova Sot" se është e vërtetë që po mos të kishim ndërhyrje të drejtpërdrejtë të kryeministrit Haradinaj tani do të kishim reduktime të mëdha të rrymës, por edhe importe të mëdha për energji, sepse neglizhenca e qeverive të kaluara dhe sekserëve të ndryshëm që ka përmendur Haradinaj kanë sjellë deri te kjo situatë. "Pas deklaratës së Haradinajt ishte dashur të krijohet një komision hetimor parlamentar rreth problemeve, të cilat vite me radhë janë në Korporatën Energjetike se për këtë korporatë qeveritë e mëhershme kemi dhënë kredi edhe nga buxheti i Kosovës, të cilat kredi nuk është kthyer kurrë", ka theksuar ai. Sipas Nezirajt, pas një analize të një komisioni hetimor është dashur që të ndërhynë edhe Prokuroria e Shtetit të hulumtojë për keqpërdorimet e mëdha që janë bërë dhe po bëhen në këtë korporatë. 

(Kosova Sot)