Tetë të vdekur nga stuhia në Gjermani, miliona euro dëme

  • 19 January 2018 - 20:07
Tetë të vdekur nga stuhia në Gjermani, miliona euro dëme

Autoritetet në Gjermani kanë bërë të ditur se stuhia e fundit që ka përfshirë pjesën veriore të këtij vendi, ka lënë të vdekur së paku tetë persona.

Stuhia, e emëruar Friederike, ka zbarkuar të enjten me erëra prej 130 kilometrash në orë.

Dëmet që janë shkaktuar kapin vlerën prej 500 milionë eurosh, bëri të ditur Asociacioni i Industrisë së Sigurimeve.
Drunjtë e rënë dhe rrënojat e tjera vazhdojnë të bllokojnë disa linja hekurudhore, edhe pse puna për pastrimin e tyre vazhdon.
Sipas autoriteteve, kjo ka qenë stuhia më e fuqishme që ka goditur Gjermaninë në 11 vjetët e fundit.
Erërat më pas kanë lëvizur në lindje të Polonisë.

(Kosova Sot)