Mijëra kurdë kundër Erdogan: Nuk e lëshojmë vendin deri në pikën e fundit të gjakut (Video)

  • 19 January 2018 - 21:44
Mijëra kurdë kundër Erdogan: Nuk e lëshojmë vendin deri në pikën e fundit të gjakut (Video)

Mijëra kurdë në qytetin verior të Sirisë, Afrin u mblodhën në shesh për të denoncuar atë që ata e konsiderojnë si agresioni kurd. Protesta vjen pasi Ankaraja grumbulloi forcat e saj përgjatë kufirit, duke paralajmëruar një sulm.

Demonstruesit u mblodhën në qytetin mbizotërues kurd të enjten për të dërguar një mesazh tek presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

 "Ne duam t'i tregojmë Erdoganit se ëndrra e tij do të zhduket, ashtu sikurse ëndrra e tij u zhduk kur u përpoq të hyjë në Kobani, kështu që Afrin do të varri ty", tha një protestues i filmuar nga një agjenci ruse e lajmeve.

"Sot qindra e mijëra protestojnë për t'i treguar Erdoganit se njerëzit e Afrin nuk do të ikin kurrë nga toka e tyre. Ashtu siç thonë njerëzit e Kobanit, kurrë nuk do të lëmë tokën tonë deri në fund, deri në pikën e fundit të gjakut ".

Turqia ka mobilizuar forcat dhe tanket e saj në veri dhe në perëndim të Afrin. Zona kontrollohet nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), të udhëhequr nga kurdët, të cilat Ankaraja e konsideron si një organizatë terroriste, si dhe një degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Turqia po lufton PKK në jug-lindje të vendit.

Luftëtarët e YPG, mbështetur nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë luftuar terroristët e Shtetit Islamik në Siri. Por më parë këtë javë, zyrtarët e koalicionit njoftuan se do të ndihmonin YPG të ndërtonte një "forcë të sigurisë kufitare" prej 30,000 personash, duke vendosur kambanat e alarmit në Ankara. Duket se Turqia është duke u përgatitur për një ofensivë të madhe në Afrin.

 

(Kosova Sot)