DETAJE/ Nënë e bir shkrumbohen në banesë, flet familjari: Ja çfarë u gjet mbi trupin e Novruzit

  • 21 January 2018 - 11:26
DETAJE/ Nënë e bir shkrumbohen në banesë, flet familjari: Ja çfarë u gjet mbi trupin e Novruzit

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike që i mori jetën nënë e bir në qytetin e Vlorës pak pas mesnatës së mbrëmshme.

Një nga të afërmit e dy personave ka treguar për “News 24” se si u gjetën trupat e pa jetë të shkrumbuar nga zjarri.

“I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare,” ka deklaruar ai duke shprehur gjithashtu situatën tragjike në momentin e kontrollit në banesën e djegur. [zjarri në vlorë]

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Selkie dhe Novruz Hoxhallari, nënë e bir.

Image

Ngjarja ka ndodhur në një banesë një katëshe në afërsi të zonës së pyjores, pranë “Pyllit të Sodës” rreth orës 4 të mëngjesit. Në banesë ndodhej nëna 73 vjeç dhe djali i saj 43 vjeç.

Image

 

Viktimat janë me origjinë nga Korça, e ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një cigareje të ndezur ose një zjarri të mundshëm për tu ngrohur.

 

Image

 

Të dy trupat janë shkrumbuar, e ndërsa policia po heton rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.

Image

 

Njoftimi i policisë
Vlorë Informacion paraprak Më datë 21.01.2018, rreth orës 04:20, në lagjen ”1 Maji”, në një banesë ka rënë zjarr e për pasojë janë djegur dhe kanë ndëruar jetë dy shtetas. Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkakëtuar aksidentalisht , ku për pasojë janë djegur e kanë ndëruar jetë nënë e bir, shtetasit S.H., rreth 73 vjeçe dhe N.H., rreth 43 vjeç. Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

(Kosova Sot)