Arrestohen tre persona për krime kompjuterike

  • 04 August 2015 - 13:13
Arrestohen tre persona për krime kompjuterike

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, sot pas pranimit të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta hetimore me FBI, ka identifikuar tre të dyshuar të cilët në vazhdimësi kryenin veprën penale të krimeve kompjuterike (vjedhje e të dhënave të ndryshme personale, bankare, shitjen online të programeve softuerike për infektimin e kompjuterëve).

Në bashkëveprim me Prokurorinë e Shtetit, është ndërmarrë operacioni për arrestimin e të dyshuarve të rastit, kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, me qëllim të mbledhjes të provave. Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Gjilanit në dy lokacione dhe në rajonin e Mitrovicës në një lokacion.

Të dyshuarit janë:

L. I.             lindur me 1990            m/k/sh
L. M.          lindur me 1992            m/k/sh
L. Sh.          lindur me 1989            m/k/sh

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

6 (gjashtë) laptop;
2 (dy) shtëpiza kompjuterike;
7 (shtatë) telefona mobil;
1 (një) hard disk i jashtëm;
5 (pesë) USB;
20 (njëzet) CD;
5500 (pesë mijë e pesëqind) euro;
1 (një) veturë

Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore.

(Kosova Sot)