Kriza në Vetëvendosje e tregon edhe kush ishte Kryeredaktori i sajtit 'satirik' Pampress

  • 21 January 2018 - 12:49
Kriza në Vetëvendosje e tregon edhe kush ishte Kryeredaktori i sajtit 'satirik' Pampress

Pampress gjatë ekzistencës së tij ka ofenduar dhe ka shpifur çdo kënd, duke mos treguar asnjëherë se kush është kryeredaktor i saj. Ne adrese të këtij sajti ka shumë kallëzime penale. I sapo larguari nga LVV, Shkodran Hoti, e ka pranuar qe ai e ka udhëhequr këtë sajt

Shkodran Hoti, ish-Zëdhënës i Vetëvendosjes, e ka pranuar se ka udhëhequr portalin satirik “Pampress”, i cili publikon tekste me përmbajtje fyese e poshtëruese ndaj kundërshtarëve të Vetëvendosjes.

Image

 

Ish-zyrtari i VV’së e ka bërë të ditur se ka udhëhequr me sajtin që linconte kundërshtarët e Kurtit tek kur ka dhënë dorëheqje prej partisë. Njëri prej anëtarëve të Vetëvendosjes e ka pyetur Hotin se pse ia ka fshirë komentin dhe se a është ende në udhëheqje të Pampresit.

Zëdhënësi i deridjeshëm i VV’së ka thënë se është larguar edhe nga Pampresi.

Shkrimet në portalin satirik kanë pasur përmbajtje fyese e denigruese për ata që Vetëvendosje i ka cilësuar si kundërshtarë. Madje, ka pasur edhe linçime të njerëzve, të cilët kanë bërë edhe kallëzime penale në adresë të tyre.

Por, asnjëherë zyrtarët e VV’së s’e kanë pranuar se qëndrojnë prapa sajtit “Pampress”.

Me ndarjen e Vetëvendosjes në përkrahës të Kurtit dhe atyre të Dardan Molliqajt, duket se prapë “Pampress” ka mbetur në duart e njerëzve të Liderit të në ardhje të Partisë.

Shkodran Hoti ka qenë pjesë e Sekretariatit për Marrëdhënie me Publikun. Në letrën e dorëheqjes tha se nuk mund të rrijë në të njëjtin vend me servilët e dogmatikët.

Nga Vetëvendosje janë larguar edhe zyrtarë të tjerë duke përfshirë Visar Ymerin, Dardan Molliqajn, Dukagjin Goranin, Shqipe Pantina, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Zgjim Hyseni, Donika Kadaj etj.

Partia e themeluar fillimisht si OJQ pastaj si organizatë, sot, mbanë zgjedhjet partiake, duke pasur vetëm një kandidat për Shef Partiak.

Problemet në Lëvizjen Vetëvendosje dolën para një muaji kur Aida Dërguti, në një komunikim në viber, i drejtohet Kurtit si mut. Pas kësaj, filloi fushata linçuese ndaj saj duke thënë se ajo është pjesë e SHIK’ut bashkë me Dardan Molliqajn e Dukagjin Goranin.

(Kosova Sot)