Liderët politik po sillen si mbretër të këtij vendi (Foto/Video)

  • 21 January 2018 - 13:27
Liderët politik po sillen si mbretër të këtij vendi (Foto/Video)

Qytetarët e anketuar nga „Kosova Sot“ vlerësojnë se liderët kosovarë janë arrogantë dhe shumë autoritarë dhe të cilët nuk lejojnë reforma brenda partive politike.

Image

Faton Salihu thotë se atyre nuk u intereson për askënd janë bërë si mbretër. “Kjo është ajo çfarë bëjë ata. Pasojat e kësaj i vuajmë ne, qytetarët, kurse ata nuk besoj se do të kenë”.

Image

Mirsad Krasniqi thekson se veprimet e tyre janë jashtëzakonisht të papërgjegjshme, por njëkohësisht edhe të pandërgjegjshëm. “Kur vijnë në pushte sillën sikurse mbretër. Nuk është faji vetëm I tyre, por një pjesë të fajit e bartin edhe qytetarët”.

Image

Hasan Shala thotë se për popull i kanë sjelljet e këqija. “Ata kanë kaluar në atë stadin, të themi autoritar, të sundimit me shtet, gjë që është dëm i madh, edhe për vetë ata, pasi pasojat do i ndjejnë shumë më vonë. Populli thotë se kungulli mbi ujë nuk I shkon gjithmonë askujt”.

Image

Naim Berisha shprehet se sjellja e tyre deri më tani ka qenë tipike një periudhë e liderizmit në Kosovë, ku liderët në një formë apo tjetër kanë pasur pushtet të pakontestueshëm brenda subjekteve të tyre. “ Mendoj se kjo i ka takuar periudhës së tranzicionit”.

(Kosova Sot)