Beqiri: I përhershëm kujtimi për Presidentin Rugova

  • 21 January 2018 - 15:23
Beqiri: I përhershëm kujtimi për Presidentin Rugova

12 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova e ka kujtuar Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. Ai ka thënë se mungesa e Rugovës po ndjehet si kurrë më parë në institucionet e Kosovës, qytetarët dhe miqtë e Kosovës.

Beqiri ka thënë se do të jetë e përjetshme vepra dhe vizioni i Rugovës.

Ky është komenti i tij i plotë:

Sot u bënë 12 vite kur Qytetarët e Kosovës,Shteti i Kosovës,bota Demokratike humbi fizikisht Presidentin Historik Dr.Ibrahim Rugova.
Si kurrë më parë mungesa e tij vërehet kudo,në Institucionet e Kosovës,tek qytetarët e Kosovës,te miqët e Kosovës te cilët me aq mund i krijoi.
Ishim me fat që ishim bashkëpunëtor të tij.
I përhershëm kujtimi për Presidentin Rugova
E përjetshme vepra dhe vizioni i tij.
I.Beqiri

(Kosova Sot)