Nesër Kryesia e Kuvendit, hiqet nga rendi i ditës zhbërja e Speciales

  • 21 January 2018 - 15:25
Nesër Kryesia e Kuvendit, hiqet nga rendi i ditës zhbërja e Speciales

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet të hënën që vjen (nesër), dhe në rend dite të shqyrtimit janë 18 pika.Në asnjërën pikë nuk përmendet shfuqizimi i Gjykatës Speciale, që ishte iniciuar me nënshkrimin e disa deputetëve.

Kjo kishte bërë që të kishte reagime të ashpra nga ambasadorët e akredituar në Kosovë.Kuvendi njofton se mbledhje e Kryesisë do të mbahet të hënën në ora 11:00.Njoftimi i plotë i Kuvendit:Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me kryetarët e grupeve parlamentare

Tre liderët kosovarë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, javë më parë, morën iniciativë që ta shfuqizojnë Specialen, nismë kjo që mori mbështetjen e 43 deputetëve.

Kadri Veseli menjëherë pas përfundimit të festave të fundvitit doli me një shkrim autorial ku fliste rreth zhvillimeve për Specialen dhe tërheqjen e tij ndaj kësaj situate, dukë thënë se kjo gjykatë nuk mund të ndalohet. Ai tha se iniciuesit dështuan, përfshirë edhe veten.

“Nuk menduan për reaksionet”, u shpreh mes tjerash kreu i PDK’së. 

Edhe një herë zhëbrja e Speciales u dërguar në Kryesi, por dështoi të shkojë mëtutje për shkak të mungesë së kuaorimit.

Ambasadorët e vendeve të BE’së dhe SHBA’së kanë bërë thirrje të mos shfuqizohet Specialja. Kanë thënë se kjo gjykatë do t’i ndjekë vetëm ata që kanë bërë krime lufte.

Njoftimi i Kuvendit

Vendi: Salla C-301

Koha: 11:00Luten te gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituar në Kuvendin e Kosovës, që me rastin e përcjelljes së takimeve dhe ngjarjeve të tjera, për të cilat ftohen të raportojnë, të vijnë 15 minuta para se të fillojnë takimet.

Rendi i ditës1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare:

3I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhjetor 2017:

1. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,

2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,

3. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.

II. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,4. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,

5. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm – Agjenda 2030 për Kosovën,

6. Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-115 dhe me Ligjin Nr. 05/L-080,11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,

13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,

15. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,

16. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,17. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

18. Propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

(Kosova Sot)