Kadrijaj: Perspektiva e Kosovës, e marrë peng

  • 21 January 2018 - 17:40
Kadrijaj: Perspektiva e Kosovës, e marrë peng

Analisti Mustafë Kadrijaj thotë se tanimë është momenti kyç që politika t'i marrë mesazhet e miqve ndërkombëtarë shumë më seriozisht. "Lidershipi i Kosovës nuk guxon në asnjë mënyrë të bëjë veprime të pamatura, duke rrezikuar sovranitetin e Kosovës. Mendoj që kryeparlamentari dhe presidenti i vendit e kanë kuptuar rëndësinë e një veprimi të tillë dhe është për t'u përshëndetur që do të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale dhe po ashtu deklarata e z. Xhavit Halitit mendoj që përveçqë është diplomatike, njëherësh është e guximshme, që të përballet me raportin e Dik Martit, por kryeministri i vendit është për të ardhur keq që nuk po e kupton që është kryeministër dhe që ka obligime ndërkombëtare dhe nuk duhet për interesa personale dhe për teke të tij të dëmtojë të ardhmen e Kosovës", u shpreh ai. "Perspektiva e Kosovës nuk duhet të jetë peng i kryeneçësisë dhe paditurisë së kryeministrit është për të ardhur keq që kryeministri aktual po sillet sikur me qenë opozitë e jo figurë kyçe e Kosovës karshi raporteve ndërkombëtare", tha Kadrijaj për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)