37 vjeçari e dërgojnë pa shenja jete në spital, dyshohet se bëri vetëvrasje

  • 21 January 2018 - 17:52
37 vjeçari e dërgojnë pa shenja jete në spital, dyshohet se bëri vetëvrasje

Një burrë 37 vjeç nga fshati Bardhosh i Prishtinës, gjatë ditës së sotme është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Burime të medias online, nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se personi në fjalë ka kryer vetëvrasje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga  Policia e Kosovës.

“Sot në  mesditë, policia është lajmëruar se një mashkull d.l 1981 është pa shenja jete në fshatin Bardhosh” tha Krasniqi.

Ai tha se familjarët e kishin dërguar në QMF-në më të afërt ku  mjekët e kanë konfirmuar se i njejti  është pa shenja jete.

Policia po merret me rastin.

(Kosova Sot)