Kryesia e Kuvendit çon në Qeveri projektligjin për shfuqizimin e Speciales

  • 22 January 2018 - 11:04
Kryesia e Kuvendit çon në Qeveri projektligjin për shfuqizimin e Speciales

Kryesia e Kuvendit ka dërguar projektligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Qeveri, duke avancuar kështu iniciativen që ndërkombëtarët e konsiderojnë si më të rrezikshmen për Kosoven.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se kryesia e Kuvendit ka vendosur që  nismën për shfuqizimin e Speciales e ka proceduar për shqyrtim në Qeveri.  

"Nga Kuvendi, kryesia mori vendim që projektligji për shfuqizimin t’i shkojë Qeverisë. Topi tash është në duart e Qeverisë”, ka thënë Konjufca.

“Është pamundësuar në mbledhjen e kaluar të Kryesisë për shkak se nuk kishte kuorum, këtë herë kishte kuorum prej katër anëtarëve dhe u morë vendim që nisma e deputetëve për shfuqizim të shkojë në shqyrtim në Qeverinë e Kosovës. Pra ka një avancim të kësaj nisme”, ka thënë me tej ai.

(Kosova Sot)