Mbi 20 mijë aktivistë nuk dolën ta votojnë Babën – në zgjedhjet e VV’së morën pjesë vetëm 33 për qind

  • 22 January 2018 - 12:58
Mbi 20 mijë aktivistë nuk dolën ta votojnë Babën – në zgjedhjet e VV’së morën pjesë vetëm 33 për qind

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media një ditë pas zgjedhjeve të brendshme ka bërë të ditur se nga gjithsej 31.000 mijë aktivistë, kanë votuar 10.606 persona, ose në përqindje 33%, duke e konsideruar këtë proces si të suksesshëm.

Këto shifra u cilësuan si rekorde nga Adnan Rrustemi i Komisionit të Përgjithshëm zgjedhor të partisë, i cili ka krahasuar zgjedhjet e vitit 2015-të kur në krye ta partisë u zgjodh Visar Ymeri me 27.43%.

Sipas Rrustemit, numri i përgjithshëm i votuesve në krahasim më këto dy zgjedhje u rrit për 100%.

Ndryshe, dje që nga shpallja e rezultateve finale, u hodhën dyshime mbi procesin demokratik të përzgjedhjes së Kurtit në krye të partisë.

Albin Kurti u zgjodh kryetar i Vetëvendosjes me 98.82% të votave të përgjithshme, me 0.61% kundër, 0.57% abstenim dhe 0.26% vota të pavlefshme.

(Kosova Sot)