Hertica: Ikjet nga VV-ja janë të orkestruara nga nëntoka

  • 22 January 2018 - 16:32
Hertica: Ikjet nga VV-ja janë të orkestruara nga nëntoka

Analisti Ali Hertica po ashtu mendon se ikjet nga VV-ja janë të orkestruara nga nëntoka dhe të dirigjuara prej urdhërdhënësve, që sipas tij janë kundërshtarët e vizionit dhe liderit Kuri, me qëllim që ta rrënojnë strategjinë politike që z. Kurti e ka ndërtuar me qëllim për ta luftuar klikën e hipokritëve që po tallet me qytetarin dhe votuesit e VV-së."Tani e gjithë kjo lojë politike nga të dorëhequrit është një prapaskenë e të inkriminuarve në Komunën e Prishtinës, të udhëhequr nga Shpendi dhe Dardan Sejdiu, të tejinkriminuar, sepse po pasurohen nga mafia-oligarkët ekonomikë dhe tenderomania. Të gjitha këto matrapazllëqe janë të papranueshme nga lideri Kurti, i cili kundërshtimin e tij e ka bërë me kohë publik, kur edhe në Kuvendin e Kosovës i dha goditjen e madhe këtij klani të inkriminuar që është bashkuar dhe janë duke e shkatërruar edhe ekonominë e vendit, duke u marrë me kontrabandën e paligjshme dhe duke e helmuar qytetarin", theksoi analisti Ali Hertica për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)