Spahiu: Mediet, intelektualët, shoqëria civile etj., janë për çdo kritikë...

  • 22 January 2018 - 16:41
Spahiu: Mediet, intelektualët, shoqëria civile etj., janë për çdo kritikë...

"Sistemi i drejtësisë në Kosovë është më i infektuar sesa klasa politike e Kosovës. Pastrimi i tyre duhet të shkojë paralelisht. Ne patëm rastin të dëgjojmë rrëfimin e tmerrshëm të Shkumbin Mehmetit se si kriminel me nam janë liruar të pafajshëm dhe nuk dëgjuam që Këshilli i Gjyqësor apo gjykatës e prokurorë që kanë pasur të bëjnë me rastet të deklarohen fare të thonë të paktën se është gënjeshtër, por futën veshët në lesh. Kjo është e tmerrshme. Për më tepër janë për çdo kritikë mediet, intelektualët, shoqëria civile etj që nuk i kërkojnë llogari Këshillit Gjyqësor të Kosovës", tha Spahiu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)