Badallaj:Klani i Ahmetit do ta përjetojë fatin e FER-it

  • 22 January 2018 - 16:51
Badallaj:Klani i Ahmetit do ta përjetojë fatin e FER-it

Analisti politik Reshat Badallaj thotë se bishtdredhuri Shpend Ahmeti, cubat Dardan Mulliqaj, Dardan Sejdiu, Visar Ymeri dhe kanalet e nëntokës kriminale të bandës mafioze, serbiane Devolli kanë futur pykën e përçarjes në klubin e 'Vetëvendosje', që ka kohë që askush nuk ia gjeti fundin. "Shikoni tani argatin e bandës serbiane 'Devolli', Shpend Jahtin, që pasi fituan kryeqytetin se si tallen me popullin, zgërdhihen, vjedhin, nuk punojnë për qytetarët, shëtisin nëpër jahte dhe me avion privat, nëpër klube të natës, duke u marrë me thashetheme dhe 'Facebook'. Në lojën e pistë që po e luajnë këta cuba në dëm të popullit kjo bandë mafioze ka prapaskenat shumë mirë të organizuara në dëm të popullit dhe për interesa të tyre personale. Ky klub me këtë bandë cubash ka ndërsyer deri në dorëheqje, për të ardhur deri te puçi i këtij klubi, krejt me qëllim që të qëndrojnë në pushtet, por tashmë marrja dhe djallëzitë e tyre dolën në sipërfaqe", theksoi Badallaj për "Kosova Sot". Po ashtu, Badallaj thotë se ky klub cubash, në krye me Shpend Jahtin, Dardan Sejdiun, Dardan Molliqajn e Visar Ymerin dhe disa sejmenë aty rrotull, puthadorë, sahanlëpirës të këtyre cubave, ia kaluan me vjedhje edhe klanit mafiozo-banditesk, që quhet PRONTO, që ishte egjeli i Kosovës.

(Kosova Sot)