Qarri:Në VV fajtori kryesor është vetë themeluesi i saj

  • 22 January 2018 - 18:02
Qarri:Në VV fajtori kryesor është vetë themeluesi i saj

Analisti Gani Qarri thekson për "Kosova Sot" se për të gjitha sa ndodhin tash e sa kohë në VV fajtori kryesor është vetë themeluesi i saj."Është pikërisht Albin Kurti ai që e ktheu 'Vetëvendosjen' në një organizatë të konflikteve, kontradiktave dhe fabrikë të prodhimeve kontroverse, njeriu që u printe aksioneve drejtuar kundër interesave të shtetit, ligjeve të vendit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Kurti është ai që pretendon, tanimë pa asnjë kundërkandidat përfundimisht të vërtetohet si 'baba' i 'Vetëvendosjes', personi i cili pa asnjë fije turpi anashkaloi interesat e proklamuara kombëtare, dhe zëvendësoi ato me propagandë ekstremiste islamike, duke ndërsyer partinë e vet për përzierje edhe në zgjedhjet gjermane", është shprehur ai.

(Kosova Sot)