Zotohet kryeministri: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë

  • 23 January 2018 - 11:10
Zotohet kryeministri: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar edhe një herë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë. Ai thotë se që nga qeverisja e tij, kanë arritur që humbjet nga importi i obliguar, prej dhjetëra milionë eurosh në vitin 2017 t'i kthejnë në zero.

"Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë! Përveç kësaj me hapat që kemi ndërmarrë, qëkur kemi marrë mandatin e kësaj Qeverie, kemi arritur që humbjet, nga importi i obliguar, prej dhjetëra milionë euro në vitin 2017 (sipas Bankës Botërore dhe KEK-ut) t’i kthejmë në zero në 2018, me siguri për profit në të ardhmen", është shprehur ai.

Kryeministri thekson se sot, sfida me energji është e fituar.

(Kosova Sot)