Mehmeti:Kjo klasë politike ka dështuar

  • 23 January 2018 - 13:13
Mehmeti:Kjo klasë politike ka dështuar

Analisti Faton Mehmeti megjithatë thotë se kjo kastë kriminale politike është shumë afër vdekjes klinike. "Kjo klasë politike ka dështuar, sepse ende kopjon sistemin e qeverisjes parti-shtet. Ne jemi populli më pro amerikan në Evropë, por ne kemi qeverisjen më antiamerikane në kontinent, sepse në mënyrë kategorike kundërshtojnë çdo standard amerikan. Kjo klasë gjendet e rrethuar dhe në një vdekje klinike bie ky proces. Është duke vdekur klinikisht, pasi kopjon në mënyrë të shëmtuar. Kjo histori nuk mund të vazhdojë më kështu. Ka dështuar klasa politike dhe institucionale e Kosovës", ka theksuar ai."Koston, si gjithmonë, e paguan populli i Kosovës. Është i domosdoshëm Ligji mbi pastërtinë e figurës (lustracionit). Jo vetëm kaq. Në Kosovë veprojnë të papenguara dhe pa asnjë kufizim dhjetëra shërbime sekrete. Politike ka dështuar në drejtimin e vendit, korrupsioni është problem i madh dhe mungon paanshmëria në çdo fushë të jetës", vlerësoi Mehmeti për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)