Burjani: Opozita sa për sy e faqe

  • 23 January 2018 - 13:29
Burjani: Opozita sa për sy e faqe

Sipas Burjanit, Kosova ka nevojë për një subjekt të ri politik jo më për këto subjekte politike përfituese dhe anarkike që çdo gjë e kanë shndërruar në përfitim. "Opozitë kosovare njëherë nuk ka fare, është shumë opozitë në masë të madhe, edhe kërkesat e tyre, sado që ishin sa për sy e faqe, shpesh nuk ia qëllonin, por tash edhe më keq është se dikur. Ndaj, Kosova shumë shpejt mund të shkojë në zgjedhje të reja me këto zhvillime aktuale, të cilat kanë bllokuar çdo gjë ku pushtetarët tentojnë të përfitojnë sa më shumë para nga projektet e ndërtimeve të shkollave e rrugëve, e çka të munden. Aty edhe është interesi vital i njerëzve të papunë, që merren me politikë kinse, andaj duhet funksionuar gjykata dhe prokuroria, përndryshe do të shkojë si është, me përplot keqpërdorime, zhvatje dhe përfitime pa bazë", u shpreh ai.

(Kosova Sot)