Kaçaniku:Të punësuar janë kryesisht militantët partiakë

  • 23 January 2018 - 13:42
Kaçaniku:Të punësuar janë kryesisht militantët partiakë

Selatin Kaçaniku("Konsumatori") tha për "Kosova Sot", se për 10- vjetorin e parë nuk e kemi as përafërsisht Kosovën e premtuar e të ëndërruar. "Të punësuar janë kryesisht militantët partiakë, janë po ata që krijojnë numra statistikorë për efekte politike, por jo për qëllime ekonomike, zhvillimore, të punësimit gjenerues, prodhues-shërbyes", ka vlerësuar ai. Sipas tij, në këtë përvjetor vazhdojnë privatizimet e aseteve, pronave, ndërmarrjeve publike, shoqërore, shtetërore , të qytetarit, të punëtorit, pa obligim që këta punëtorë, të cilët në shumë trajta kanë kontribuuar dikur në krijimin e ngritjen e këtyre aseteve t'i kthejnë në vendet e tyre të punës.

(Kosova Sot)