Beqiri tregon qëndrimin e LDK-së për Gjykatën Speciale dhe Demarkacionin në Strasbourg

  • 23 January 2018 - 13:52
Beqiri tregon qëndrimin e LDK-së për Gjykatën Speciale dhe Demarkacionin në Strasbourg

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Ismet Beqiri, ka shprehur qëndrimin kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale edhe në Strasbourg në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Beqiri, njofton të jetë takuar me Joseph Daul, Presidentin e Partive popullore Evropiane, të cilin thotë ta ketë informova për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e qarta të LDK-së, karshi Gjykatës Speciale dhe Demarkacionit.

“Jemi kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe jemi për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi”, citon t’i ketë thënë Daul, Beqiri.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq,
Këto ditë jemi në Strasbourg,në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Mora pjesë në takim të Grupit Parlamentar të Partive Popullore (EPP) ku ne LDK,jemi anëtarë.
U takova me z.Joseph Daul ,Presidentin e Partive popullore Evropiane.E informova për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e qarta të LDK-së,veqmas për dy qështjet preokupuese keto ditë: Jemi kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe jemi për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Poashtu në GP të EPP-së u mbajtën votime për 4 Kryetar(Komisioner)të katër Komisioneve të KE që do të udhëhiqen nga përfaqësuesit-Deputetët e EPP-së.
Takuam z.Jordi Roca Mas,raportuesin për Kosovë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Takimet vazhdojn deri të premten,në GP të EPP dhe Komisionet e ndryshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
I.Beqiri

Image

 

(Kosova Sot)