Zeqa: Paaftësia e liderëve kosovarë

  • 23 January 2018 - 16:36
Zeqa: Paaftësia e liderëve kosovarë

Analisti Florim Zeqa konstaton se paaftësia e liderëve kosovarë për të qeverisur vendin e tyre, përveç pakënaqësisë qytetare dhe lajthitjes së miqve tonë ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-së që ka investuar më së shumti për lirinë dhe pavarësimin e shtetit tonë nga Serbia, ka shpërfaqur në trajtën më të keqe supozimet e armiqve të Republikës së Kosovës, se shqiptarët nuk janë të zotët të ndërtojnë dhe as mbajnë shtet! "Prandaj, në rrethanat e mosfunksionimit total të sistemit të drejtësisë vendore, logjika e thjeshtë e të menduarit e thotë se pas 19 vjetëve të pritjes së gjatë u takon amerikanëve, çlirimtarëve faktikë të vendit tonë, që të marrin në menaxhim të plotë sistemin e drejtë- sisë në Kosovë, gjegjësisht sa të zbresin menjëherë njerëzit e FBI-së në Prishtinë. Ashtu siç e çliruan vendin nga forcat ushtarako-policore të Serbisë, le ta çlirojnë sistemin e drejtë- sisë nga kapësit e shtetit, nga oligarkët politik në njërën anë dhe mafio-oligarkët ekonomikë në anën tjetër", potencoi ai për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)