Kapiti:Shteti ligjor, i pamundur me këta politikanë

  • 23 January 2018 - 18:03
Kapiti:Shteti ligjor, i pamundur me këta politikanë

Analisti politik Skënder Kapiti konstaton se vetë fakti që ambasadori amerikan në Kosovë ka kërkuar në prill 2017 miratimin e Ligjit për Procedurat Disiplinore për gjykatësit dhe prokurorët dhe ligji ende nuk është aprovuar, vërteton anarkinë në sistemin e drejtësisë. "Ata të cilët e pengojnë miratimin e këtij Ligji janë politikanët, parlamentarët dhe pushteti e biznesi i pistë i tyre. Jo vetëm që nuk ka disiplinë morale dhe as ligjore për drejtësinë në Kosovë, por në radhë të parë nuk ka moral dhe nuk ka disiplinë as demokracia në Kosovë, që do të thotë se si është politika dhe sistemi politik, si funksionojnë ato ashtu është dhe funksionon edhe drejtësia edhe demokracia. Në këto kushte është i pamundur ndërtimi i shtetit ligjor dhe vënia nën ligj demokratik të politikës dhe të drejtësisë", u shpreh ai."Pa rolin ndërkombëtar, pa ndërhyrjen e SHBA-së nuk do të ketë as demokraci dhe as drejtësi të mirë- filltë në Kosovë, sepse nuk vetëdisiplinohet, nuk vetëde kriminalizohet dhe nuk vetëdekorruptohet as politika dhe as drejtësia e padisiplinuar, e kriminalizuar dhe e korruptuar", tha Kapiti për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)