Grapci: Papunësia e varfëria, më të larta se shifrat e ASK-së

  • 23 January 2018 - 18:06
Grapci: Papunësia e varfëria, më të larta se shifrat e ASK-së

Eksperti i ekonomisë Dardan Grapci tha për "Kosova Sot", se për 10- vjetorin e pavarësisë së Kosovës situata ekonomike është zbehur shumë, sepse politikanët janë duke e humbur besimin te qytetarët gradualisht, varfëria është duke u rritur. "Statistikat e ASK-së janë të zbutura, sepse jam i bindur që shkalla e papunësisë një ndër katër persona nuk është (28.7), por mendoj që është edhe më e lartë, ku kjo shifër arrin jo në 52 për qind, por më lart, afër 70 për qind në mes moshës 16 dhe 30 vjet", u shpreh ai. Sipas Grapcit, Kosova me këtë klasë politike ka dështuar, duke e ditur që politikanët janë vetëm zbatues të urdhrave të nëntokës e mafisë. "Zhvillimin ekonomik nuk mund ta rrisim me importet nga Serbia apo nga ndonjë vend tjetër, por duke i punësuar qytetarët e Kosovës dhe duke i shitur prodhimet vendore në çdo dyqan dhe qendër tregtare si dhe duke e bërë eksportimin e tyre jashtë Kosovës", ka potencuar ai. 

(Kosova Sot)