Kadrijaj: Këta politikanë nuk e kanë as më të voglin vullnet që ta votojnë këtë ligj

  • 23 January 2018 - 18:25
Kadrijaj: Këta politikanë nuk e kanë as më të voglin vullnet që ta votojnë këtë ligj

Analisti Mustafë Kadrijaj thekson se kjo elitë politike, pa dallim pozitë dhe opozite me veprimet e tyre për interesa të veta e kanë sjellë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës."Si rezultat i mosmiratimit në Qeveri dhe mosvotimit në Kuvend të Ligjit për Proceduarat Disiplinore për gjykatësit elita politike ia zgjat jetën vetes në skenën politike duke ikur nga përgjegjësia para ligjit dhe njëherësh përmes gjykatësve që janë në shërbim të tyre do të vazhdojnë akoma të zhvatin buxhetin e Republikës së Kosovës", potencoi ai për "Kosova Sot". Sipas tij, këta politikanë nuk e kanë as më të voglin vullnet që ta votojnë këtë ligj, sepse kjo ua ndalë mundësinë për të zhvatur dhe njëherësh me këtë ligj edhe gjyqtarët dhe prokurorët shkelës të ligjit dhe Kushtetutës do të duhej të përgjigjeshin ashpërsisht para ligjit dhe para drejtësisë, duke u bazuar në parimin që askush të mos jetë mbi ligjin. 

(Kosova Sot)